usaid logo usaid logo

NCSC/PJK dhe Zyra pėr Studime Klinike organizuan njė panel profesional me njė ish gjyqtare tė Gjykatės Kushtetuese

Më 25 prill, 2014, NCSC/PJK dhe Zyra për Studime Klinike e Fakulteti Juridik të Universiteti të Prishtinës ka organizuar një panel profesional/klinika juridike kushtetuese me temen " Aspektet procedurale të referimit kushtetues në Republikën e Kosovës", për studentet e Klinikës Juridike Kushtetuese. Ish gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Gjylieta Mushkolaj ishte folësja e parë e ftuar për këtë klinik juridike, ne bashkepunim me profesorin e klinikes juridike penale Visar Morina. Qëllimi i kësaj ligjërate, siç është paraparë me planin mësimor të Klinikës Juridike Kushtetuese ishte që studentët të ndihmohen që të kuptojnë aspektet praktike të referimit në Gjykatën Kushtetuese. Pas prezantimit studentët u përfshinë në një sesion pyetje/përgjigjesh.