usaid logo usaid logo

NCSC/PJK dhe Zyra pėr Studime Klinike organizuan njė panel profesional me njė prokurore

Më 24 prill, 2014, NCSC/PJK dhe Zyra për Studime Klinike e Fakulteti Juridik të Universiteti të Prishtinës ka organizuar një panel profesional/klinika juridike penale me temen "Masat për sigurimin e prezences se të pandehurit në procedure penale" për studentet e Klinikës Juridike Penale. Prokurorja Fikrije Fejzullahu ishte folësja e parë e ftuar për këtë klinik juridike, ne bashkepunim me profesorin e klinikes juridike penale Rexhep Murati. Qëllimi i kësaj ligjërate, siç është paraparë me planin mësimor të Klinikës Ligjore për të Drejtën Penale  ishte që studentët ndihmohen që të kuptojnë aspektet praktike të procedures penale. Pas prezantimit studentët u përfshinë në një sesion pyetje/përgjigjesh.