Oda e Avokatėve tė Kosovės organizoi takimin me femrat juriste nė regjion
Më 28 prill, 2014, NCSC/PJK monitoroi forumin e femrave juriste, të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK). Forumi ishte i përbërë nga juristet (avokate) dhe studentet femra të regjionit të Gjilanit, qe studiojnë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Gjilanit dhe disa universitete private. Gjatë zhvillimit të forumit avokatet femra ndanë dhe këmbyen përvojat e tyre me studentet e drejtësisë. U dhanë këshilla mbi mënyrat për të tejkaluar pengesat për tu bërë avokate. Studentet e drejtësisë shprehën mirënjohjen e tyre për OAK-në për ofrimin e një platforme për femrat e reja për të mësuar më shumë për t'u bërë avokate. Ky forum u organizua nga OAK si çdo aktivitet tjetër për zbatimin e planit strategjik të Komitetit për Çeshtje Gjinor të OAK-se.