NCSC/PJK dhe Kolegji Iliria ka mbajtur njė panel professional me Prokurorinė e shtetit
Më 30 prill, 2014, NCSC/PJK dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Zyra e Studimeve Klinike e Fakultetit Juridik të Kolegjit Iliria kanë organizuar një panel profesional me temen "Ndihma qe u ofrohet viktimave të krimit nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prokurorin e Shtetit". Qëllimi i panelit ishte që studentët të ndihmohen që të kuptojnë aspektet praktike dhe ndihmen qe ju ofrohet viktimave të krimit nga mbrojtësit e viktimave të Zyres për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prokurorin e Shtetit dhe mbeshtetja e Ambasades Amerikane. Paneli u moderuar nga Basri Kastrati, Drejtor i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prokurorin e Shtetit, Eliza Thana, Menaxhere e Programit për Mbrojtje të Viktimave, nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe mbrojtesja e viktimave Saranda Keqekolla. Pas prezantimit studentët u përfshinë në një sesion pyetje/përgjigjesh.