usaid logo usaid logo

Oda e Avokatėve tė Kosovės Organizoj Ēertikifimin e Trajnimit pėr Trajner

 

Më 5 maj, 2014, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të OAK-së me Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK) dhe aktorët tjerë të sektorit të drejtësisë u bë Çertifikimi i tretë i Trajnimit për Trajnerë (TpT) për trajnerët e Qendrës për trajnim të OAK-së. Ky ishte rezultat i një procesi që filloi me zhvillimin e Programit të Qendrës Trajnimit të OAK-së për vitin 2014. Trajnimi u zhvillua nga drejtori i IGJK-së, z. Lavdim Krasniqi  dhe avokati Adem Vokshi. Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit tani do të jetë në gjendje të përdorin në tërësi doracakun e trajnimit të OAK-ës, duke kontribuar kështu në rritjen e cilësisë dhe uniformitetit të trajnimeve të AVLO-së, të cilat i ofrohen anëtarësisë së OAK-së.