usaid logo usaid logo

Oda e Avokatėve tė Kosovės organizoi takimin me femrat juriste nė regjion

Më 12 maj 2014, NCSC/PJK monitoroi forumin e femrave juriste, të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK). Forumi ishte i përbërë nga juristet (avokate), praktikante dhe studentet femra të regjionit të Pejes, qe studiojnë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Pejës. Gjatë zhvillimit të forumit avokatet femra ndanë dhe këmbyen përvojat e tyre me studentet e drejtësisë. U dhanë këshilla mbi mënyrat për të tejkaluar pengesat për tu bërë avokate. Studentet e drejtësisë shprehën mirënjohjen e tyre për OAK-në për ofrimin e një platforme për femrat e reja për të mësuar më shumë për t'u bërë avokate. Ky forum u organizua nga OAK si çdo aktivitet tjetër për zbatimin e planit strategjik të Komitetit për Çeshtje Gjinor të OAK-se.