OAK dhe NCSC/PJK organizuan dhe shėnuan Ditėn e Avokatisė
Më 7 dhe 9 qershor 2014 OAK dhe NCSC organizuan dhe shënuan Ditën e Avokatisë. Shënimi filloi më datë 7 qershor 2014 me një Ceremoni Hapjeje në mëngjes dhe me Konferencën e Avokateve Femra pasdite. Në këtë ngjarje u theksua agjenda dy ditore për këtë shënim dhe gjithashtu u promovua një video shfaqje me temën "Përse të jesh avokat në Kosovë?". Në të njëjtën kohë u vendos një tendë për këshilla juridike pa pagesë në Sheshin Nëna Terezë si dhe për dhurimin e gjakut. Pati gjithashtu paraqitje publike të udhëheqjes së OAK-së në TV-të nacionale për promovimin e punës së OAK-së. E tërë kjo u përmbyll me një ceremoni përfundimtare e cila u mbajt më 9 qershor 2014 në Hotel Emerald ku udhëheqësit e OAK-së, përfaqësuesit e institucioneve vendore gjyqësore, donatorët ndërkombëtar siç janë USAID dhe Këshilli i Evropës iu drejtuan audiencës. Tema e këtij shënimi ishte: 41 vite, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e OAK-së. U nënshkruan tri MM ndërmjet OAK-së dhe Zyrës së Prokurorit Disiplinor të KGJK-së, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Kolegjit FAMA. Përveç kësaj u ndanë një numër mirënjohjesh për institucione dhe individë, përfshirë USAID-in, Shefin e PJK-së dhe Ekspertët e PJK/DKJ-së për mbështetjen e tyre në avancimin e mëtutjeshëm të OAK-së si asociacion i avokatëve. Ceremonia e Hapjes dhe Konferenca e Avokateve Femra pati një pjesëmarrje të konsiderueshme. 265 pjesëmarrës morën pjesë në Ceremoninë e Hapjes dhe 136 pjesëmarrës ishin të pranishëm në Konferencën e Avokateve Femra.