PJK takohet me Koordinatoren OCS tė Kolegjit Iliria, Shpresa Ibrahimi
Më 12 qershor 2014, ekipi gjinor NCSC/PJK pro bono takoi Koordinatoren OCS të Kolegjit Iliria, Shpresa Ibrahimi. Takimi u realizua në Mitrovicë/Mitrovica. Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mënyrat që Kolegji Iliria të inkurajojë studentet femër për të vazhduar karrierën e tyre në drejtësi. Synimi tjetër i takimit ishte për të diskutuar nevojën për koordinimin më të mirë të veprimeve mes studenteve femër të Kolegjit Iliria dhe Komisionit Gjinor KBA. Si hap i ardhshëm Kolegji Iliria do të punojë me KBA për të shtuar përqindjen e studenteve femër të drejtësisë që bëhen praktikante.