Avokatet nga Oda e Avokatėve tė Kosovės dhe studentet e juridikut vizitojnė Qendrėn Korrektuese
Më 26 qershor 2014, NCSC/PJK organizoi dhe monitoroi një vizitë në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, organizuar nga Komiteti Gjinor i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK). Avokatet dhe studentet e juridikut të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Kolegjit Iliria dhe Kolegjit Fama vizituan Qendrën Korrektuese. Gjatë vizitës, studentet dhe avokatet inspektuan kushtet e banimit për të burgosura femra. Vizita ishte pjesë e zbatimit të Planit strategjik të Komitetit Gjinor të OAK. Si rezultat i kësaj vizite, studentet tashmë fituan një njohuri reale të qendrave korrektuese në Kosovë.