NCSC lehtėsoi njė takim ndėrmjet Kolegjit Iliria dhe Qendrės pėr Ndihmė Juridike dhe Zhvillim Regjional (QNJZhR)
Më 17 Korrik, 2014, NCSC lehtësoi një takim ndërmjet Koordinator të Kolegjit Iliria për OCS, Shpresa Ibrahimi, dhe ligjërueses Albulena Hajdari dhe Qendrës për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (QNJZhR), Këshilltarit Ligjor Anton Nrecaj. Qëllimi i takimit ishte të diskutohen mundësitë për praktikë të studentëve të Kolegjit Iliria në QNJZhR, organizimin e një mini-panairi të punës nga Kolegji Iliria, dhe mënyra të tjera të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Si rezultat i takimit është dakorduar që QNJZhR do të marrë pjesë në mini-panairin e punës të organizuar nga Kolegji Iliria, dhe QNJZhR do të mbajë ligjërata si pjesë e panelit profesional dhe klinikave ligjore për studentët e Kolegjit Iliria, për të informuar studentët në lidhje me aktivitetet e QNJZhR, dhe për tema të tjera sipas kërkesave të Kolegjit Iliria.