Oda e Avokatėve tė Kosovės shqyrton dhe balancon buxhetin e 2015
Nga shtatori 5 – 7, 2014, NCSC/KLP ka organizuar dhe moderuar punëtorinë vjetore të Bordit Drejtues të OAK. Punëtoria është mbajtur në Hotel “Sharri” në Prevallë. Të pranishëm në këtë punëtori ishin Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i OAK, të gjithë Kryetarët Regjional të OAK dhe Zyrtari Financiar i OAK. Qëllimi i punëtorisë ishte shqyrtimi i buxhetit aktual i OAK për vitin, dhe diskutimi i projektimeve për tepricën e vitit 2014 dhe draft buxheti për vitin 2015. Punëtoria ka shënuar një zhvillim shumë të theksuar për OAK sa i përket maturisë financiare. Si rezultat i kësaj punëtorie, Bordi i OAK-së e ka aprovuar bilancin zero të buxhetit për tepricën e vitit 2014 dhe po ashtu ka bërë draftimin e bilancit zero për vitin 2015. Buxheti 2015 do të dorëzohet për shqyrtim dhe aprovim nga Asambleja e Përgjithshme e OAK në nëntor të vitit 2014.