Eksperti i Arsimit Juridik mban njė punėtori pėr manualin e stilit me Institutin pėr Hulumtime Juridike
Më 14 tetor 2014, NCSC/PJK së bashku me FJUP kanë organizuar një punëtori për manualin e stilit. Punëtoria u udhëhoq nga Eksperti i Arsimit Juridik i NCSC/PJK-së dhe qëllimi i kësaj ka qenë të fillohen përgatitjet për përpilimin e një Manuali të Stilit për FJUP. Pjesëmarrësit kanë përfshirë Prodekanin për Çështje Akademike dhe një numër profesorësh tjerë dhe asistentë mësimdhënës. Janë shkëmbyer ide të ndryshme, dhe profesori Qerim Qerimi u emërua njëzëri për të udhëhequr punën e Manualit të Stilit. Një takim tjetër përcjellës i këtij grupi punues u caktua të mbahet sipas pajtimit kah mesi i nëntorit 2014.