usaid logo usaid logo

Programi pėr Juristėt nė Kosovė ofron Punėtorinė e Planit Strategjik nė takimin e parė tė Komitetit Jo-Shumicė tė OAK

Me 9 dhjetor 2014, Komitetit Jo-Shumicë i OAK (KJSH) mbajti mbledhjen e vet të parë në Mitrovicën Veriore. Si një nga Komitetet më të reja të OAK, KJSH e shfrytëzoi këtë takim si mundësi për themelimin e Deklaratës së Misionit të KJSH dhe për hartimin e Planit Strategjik 3 vjeçar dhe Planit të Punës për vitin 2015.  KJSH ftoi PJK-në dhe Ekipin Pro Bono të DLA që ta përkrahin këtë proces duke e udhëhequr Punëtorinë e Planit Strategjik gjatë takimit të kësaj dite. Punëtorinë e moderoi udhëheqësi John P. Furnari ndërsa Ekipi Pro Boni i DLA Piper Mary Gately dhe Sara Andrews e udhëhoqën Komitetin përmes procesit të zhvillimit të Planit Strategjik. Pjesëmarrësit e Punëtorisë përfshinë Kryesuesin e KJSH  Ljubomir Pantoviç dhe anëtarët e KJSH Rexhep Kaçaniku, Miodrag Brkljaç dhe Refik Taç.  KJSH e nxjerri Deklaratën e kompletuar të Misionit të KJSH dhe filloi procesin e hartimit të Planit Strategjik duke propozuar, diskutuar dhe nxjerr draftin e parë të objektivave dhe qëllimeve të cilat do ta formojnë bazën e Planit Strategjik të KJSH dhe Planin e Punës për vitin 2015 në javët e ardhshme. KJSH do të takohet në janar 2015 për vazhdimin e procesit për hartimin e Planit Strategjik të KJSH dhe Planit të Punës për vitin 2015.