usaid logo usaid logo

Komiteti Jo-Shumicė i OAK kėshillon tė diplomuarit dhe studentėt e juridikut nė Mitrovicėn Veriore pėr tė hyrė nė Odėn e Avokatėve tė Kosovės

Si pjesë e serive të panelit profesional, me 10 dhjetor 2014, PJK organizoi një takim të Komitetit Jo-Shumicë  (KJSH) në Mitrovicën Veriore. Kryesuesi i KJSH të OAK Ljubomir Pantoviç dhe udhëheqësi i QKGJSH (NCSC) John P. Furnari e udhëhoqën diskutimin gjatë së cilit 13 studentë dhe të diplomuar të Fakultetit Juridik në Mitrovicën Veriore (FJMV) ose të fakulteteve juridike të Republikës së Serbisë u informuan për të arriturat e shumta të OAK përfshirë edhe krijimin e KJSH- organ i ri brenda OAK i cili ka për qëllim përkrahjen e të gjithë juristëve jo-shumicë në procesin e arritjes së anëtarësisë në OAK.  Kryesuesit të KJSH iu bashkëngjit edhe kolegu i tij, anëtar i KJSH Miodrag Brkljaç në thirrjen drejtuar studentëve për ta marrë parasysh anëtarësimin në OAK, dhe secili student u shpreh për interesat e tyre individuale për ushtrim të profesionit. Shumica e studentëve shprehën interes të sinqertë në marrjen e provimit të Odës së Avokatëve të Kosovës nëse iu ofrohet mundësia. Kjo bëri që ta hapej një diskutim informues për vështirësitë që ata hasin për ta bërë këtë, pasi që iu është thënë se në Kosovë nuk do të ju njihen diplomat e FJMV ose ato serbe dhe ata kanë frikë se përvoja e kaluar ose ajo aktuale e praktikës në Mitrovicën Veriore nuk do t'ju njihet nga autoritetet e Kosovës.  Udhëheqësi Furnari e shfrytëzoi këtë mundësi për t'i informuar të pranishmit për të gjitha përpjekjet aktuale që janë duke u bërë për largimin e këtyre vështirësive. Ekipi Pro Bono i DLA Piper, Mary Gately dhe Sara Andrews  folën edhe për përvojat e tyre në ushtrimin e profesionit dhe e inkurajuan KJSH-në që t'i përdorë shqetësimet e ngritura në hartimin e planit strategjik të KJSH-së. Ato ju bënë thirrje studentëve që të përfshihen në aktivitetet e KJSH në mënyrë që ata ta formësojnë agjendën e KJSH për t'i ndihmuar më shumë studentët të cilët duan t'i bashkohen OAK-ut.