Programi pėr Juristėt nė Kosovė organizon Panel Profesional pėr pėrfaqėsimin pro bono
NCSC dhe Ekipi Pro Bono DLA me 11 dhjetor 2014 në dy takime të ndara kanë prezantuar seritë e panelit profesional (SPP) me studentët e juridikut në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjit Iliria. Panelet janë moderuar nga ekspertët pro bono të DLA Piper Mary Gately dhe Sara Andrews si dhe Udhëheqësi i QKGJSH John P. Furnari. SPP-të iu ofruan 37 studentëve mundësinë që të mësojnë se si odat shtetërore dhe federale amerikane i inkurajojnë avokatët që të ofrojnë shërbime ligjore falas për klientët e varfër dhe se si firmat private ligjore iu përgjigjen për krijimin e kushteve të punës që t'iu mundësojnë stafit të tyre ligjor që të ofrojnë këto shërbime ligjore pro bono. Secili student mori fjalën për të shprehur interesin dhe planet e tyre për ta futur në punë diplomën e tyre si dhe pikëpamjet e tyre për rëndësinë e përfaqësimit pro bono.