usaid logo usaid logo

Punėtoria pėr hartimin e planit tė punės tė Komitetit Gjinor tė OAK-sė dhe strategjinė pėr punė vullnetare

Më 12 Dhjetor 2014, NCSC dhe pro bono ekipi i DLA kanë organizuar dhe moderuar një punëtori për hartimin e planit të punës Komitetit Gjinor të OAK-së për vitin 2015. Seminari është moderuar nga DLA Piper pro bono ekspertët Mary Gately dhe Sara Andrews. Të pranishme ishin 20 avokate femra dhe 6 praktikante femra. Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit në seancat plenare dhe grupe të ndara kanë shqyrtuar Planin Strategjik të Komitetit Gjinor të OAK-së dhe planin e punës për vitin 2015, dhe diskutuan strategjitë për mbështetjen e punës pro bono. Bazuar në detyrat e parashikuara në Planin Strategjik dhe në kontributet e pjesëmarrësve nga diskutimet në grup është hartuar plani i punës për vitin 2015. Plani i punës përfshin përshkrimet e projekteve, personat përgjegjës dhe afatet kohore. Është dakorduar që avokatet femra të OAK-së do të ofrojnë 10 orë pro bono punë në vit. Komiteti i OAK-së do të takohet në Janar të vitit 2015 dhe do të vendosë procedurat për ofrimin e punës pro bono nga avokatet femra të OAK-së.