PJK dhe OAK organizuan njė Konferencė nė formė tė njė Tryeze Qendrore - bench-bar
Më 23 dhjetor 2014, PJK dhe OAK organizuan një Konferencë në formë të një Tryeze Qendrore. Objektivi i kësaj konference ka qenë për të reflektuar në kontributin e OAK-së për adresimin e sfidave të vazhdueshme dhe mangësitë e perceptuara në sektorin e drejtësisë përmes takimeve të punës të ashtuquajtura si konferenca Bench-Bar. Konferenca u moderua nga Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna. Fjalë mirëseardhëse u thanë nga Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna, Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, Kryetari i KGJK-së, Enver Peci, Ushtruesi i Detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, nga KPK-ja Sylë Hoxha dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha. Konferenca u vijua nga një diskutim paneli dhe në të morën pjesë 56 përfaqësues të sistemit të drejtësisë, përfshirë gjykatës, prokurorë dhe avokatë. Kjo ngjarje u mbulua edhe nga mediat lokale.