Eksperti i NCSC/PJK pėr arsimin juridik Kevin Ruser dhe avokatja pro bono Sara Houston e mbajtėn orėn e parė tė shkrimit juridik nė Kolegjin Iliria.
Më 9 shkurt 2015, eksperti i NCSC/PJK për arsimin juridik Kevin Ruser dhe avokatja pro bono Sara Houston e mbajtën orën e parë të shkrimit juridik në Kolegjin Iliria. Kursi do të vazhdojë deri më 13 shkurt 2015. Gjithsej tetë studentë e vijuan ligjëratën, prej të cilëve katra ishin femra. Kursi do të mbahet në pesë pjesë, si në vijim: dita e parë: Pasqyrë e përgjithshme e shkrimit/analizës juridike, shkrimi përshkrues dhe analitik; dita e dytë: Shkrimi bindës; dita e tretë: Shkrimi përshkrues (akademik); dita e katërt: Hulumtimet dhe analiza juridike, formatizimi i citateve; dita e pestë: përmbyllja e kursit, prezantimi i projektit final. Në fund të ligjëratave studentët do të marrin certifikata.