NCSC/PJK ka diskutuar planet strategjike me anėtarėt e Komisionit pėr ēėshtje gjinore dhe anėtarėt e Komisionit pėr komunitetet joshumicė
Gjatë dy takimeve të ndara të mbajtura në Prizren dhe në Pejë më 23 shkurt 2015, PJK dhe ekipi pro bono nga firma e juristëve DLA Piper, MaryGately dhe ElisabethDewey, u takuan me anëtaren e Komisionit të OAK për çështje gjinore, MyrveteQollaku, dhe anëtarët e Komisionit për komunitetet joshumicë, Refik Taç dhe Hamijeta Miftari. Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të diskutohej strategjia e Komisionit të OAK-së për çështje gjinore lidhur me punën pro-bono të avokatëve dhe planin strategjik trevjeçar të Komisionit për komunitetet joshumicë. Të tre juristët e theksuan zotimin që të vazhdojnë të jenë proaktivë me Komisionin për çështje gjinore dhe Komisionin për komunitetet joshumicë.