usaid logo usaid logo

NCSC/PJK organizoi punėtori me Komisionin disiplinor tė OAK-sė pėr tė diskutuar harmonizimin e procedurave disiplinore dhe fuqizimin e kapaciteteve tė organeve disiplinore

Më 21 shkurt 2015, PJK dhe OAK organizuan një punëtori me Komisionin disiplinor të OAK për të diskutuar rreth harmonizimit të procedurave disiplinore dhe fuqizimin e kapaciteteve të organeve disiplinore. Njëzetë e gjashtë (26) anëtarë nga komisioni disiplinor, komisioni i ankesave dhe bordi menaxhues u mirëpritën nga Kryetari i OAK Ibrahim Dobruna dhe shefi i projektit PJK, John P. Furnari para se të vijonin një trajnim rreth hartimit të vendimeve të ligjëruar nga ekspertja pro bono MaryGately nga DLA Piper.  Punëtoria vazhdoi me ndarjen e pjesëmarrësve në grupe punuese ku ata diskutuan rreth sfidave dhe problemeve të ndryshme që i hasin gjatë procesit disiplinor. Gjatë kësaj punëtorie u dakordua që PJK dhe Komisioni disiplinor të punojnë së bashku për finalizimin e një modeli të vendimit që do të përdoret në të ardhmen nga organet disiplinore të OAK.