NCSC publikon raportin e hulumtimit Tė dėgjohet zėri ynė
Më 30 shtator 2015, NCSC organizoi një tryezë të rrumbullakët për publikimin zyrtare të “Të dëgjohet zëri ynë”, një hulumtim për të shënuar aspiratat e të rinjve, mundësitë dhe sfidat për të hyrë në fuqinë punëtore juridike në Kosovë. Studimi i kryer mes prillit dhe qershorit 2015, nxjerr përfundime nga anketat me 156 anketues, student të drejtësisë dhe profesionist të sistemit të drejtësisë dhe paraqet rekomandime për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Odën e Avokatëve të Kosovës, dhe fakultetet juridike, për të kapërcyer hendekun në mes të arsimimit juridik dhe hyrja në fuqinë punëtore juridike.
Fuqia punëtore e profesioneve juridike në Kosovës karakterizohet nga një mos-përfshirje e të rinjve dhe nen-përfaqësim i femrave. Më shumë se 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe 80% e avokatëve janë mbi moshën 50 vjeçare. Përqindja e femrat pjesëmarrjes mbetet i ulët dhe femrat përfaqësojnë vetëm 13% të avokatëve, 29% të gjyqtarëve, dhe 36% e prokurorëve, ndërsa numri i femrave të regjistruar në fakultetet juridike është i barabartë me meshkujt. Pavarësisht nevojave evidente për hyrje të reja në profesionet juridike, të diplomuarit e rinj mbeten të bindur se ata nuk mund të punësohen. Shqetësimet e tyre se nuk janë mjaft të përgatitur për t’iu bashkuar fuqisë punëtore juridike, mundësit e pamjaftueshme praktikë dhe mungesa e vendeve të punës, rezulton në mungesën e besimit për të ndjekur një karrierë në njërën nga profesionet juridike dhe në zgjedhje afatshkurtër për këto profesione, që ndikojnë në aftësinë e tyre për të përmbushur kushtet për të hyrë në avokature, gjyqësi apo prokurori.
Prezantimet nga dekani i Fakulteti Juridik të Universitetit të Prishtinës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetari i degës rajonale të Pejës i Odës së Avokatëve të Kosovës, kryetarja e Forumit të Femrave Gjyqtare dhe Prokurore, kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore të Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performancës Gjyqësore i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u bënë thirrje institucioneve, profesionistëve dhe studentëve që të punojnë së bashku për të adresuar këto sfida, të përgatisë studentët për tregun e punës dhe të hapën rrugët për hyrjen e tyre drejtë profesioneve si gjyqtar, prokuror apo avokat. Ne shpresojmë se këto veprime do të frymëzojë studentët të bëjnë pyetje, të aplikojnë për mundësitë e ndryshme, dhe të takohen me profesionistë, si një hap për të përcaktuar shtigjet e tyre të karrierës me bindje dhe përkushtim për drejtësinë.